“Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 11” Zakinthos, Greqi zantehelp - May 17, 2024 Spread the love for Zante Details Start: May 23 - 03:00 pm End: May 25 - 10:00 pm Event Category: zante-events Website: Event Website Organizer Brainstorm Organization Email: noreply@facebookmail.com Website: Organizer's Website Venue Zakintos Zakintos Shoqata Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin Aldent, Albanian University, KSUMT, Keshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë Prishtinë, Akademinë Eureka, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentare, dhe me mbështetjen e kompanisë Dental Leader Corsi për të 11-tin vit rradhazi organizon aktivitetin “Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 11” në datat 23-26 Maj 2024 në Zakinthos, Greqi. ►Ky aktivitet mjaft i veçantë, tashmë një traditë në historikun e Universitetit të Mjekësisë, këtë herë do të vijë do të zhvillohet në trajtën e një trajnim në fushën e mjekësisë, shkencave mjekësore dhe farmacisë për studentët dhe profesionistët e këtyre fushave. ►Të gjitha temat do të trajtohen në trajtën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës me qëllim përvetësimin sa më mirë prej studentëve dhe profesionistëve. ►Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore. ►Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk do të mungojnë argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive. ►Gjatë ditëve të zhvillimit të aktivitetit është planifikuar një guidë si më poshtë:– 23 Maj: Nisja nga Tirana në orën 17:00 dhe udhëtim nëpërmjet Janinës me autobuz. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.– 24 Maj: Mbërritja në Zakinthos dhe akomodimi në hotel. Hapja e konferencës dhe referimet e temave të para. Gjatë pasdites kohë e lirë në qytet. Mbrëmje festive në hotel.– 25 Maj: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim me anije ku do të vizitojmë bregdetet me famë boterore të Zakinthos si Shipwreck Navagio, Blue Caves, Xigia Beach, Agios Nikolaos dhe Tsilivi. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Vizitë në qytetin e Zakinthos në mbrëmje.– 26 Maj: Mëngjesi në Hotel. Shpërndarja e çertifikatave të aktivitetit. Nisja për në Tiranë dhe vizitë gjatë rrugës në Patra dhe Janinë. ►Hoteli ku do të qëndrohet është një destinacion i mirëfilltë turizmi me standarte tepër të larta, me 4 yje. Kostoja është 190 euro për studentët dhe brenda saj përfshihet:-Transporti me autobus vajte-ardhje-Transport i brendshëm gjatë 3 ditëve-Akomodimi në resort me 4 yje për 2 netë-Vaktet e mëngjesit-Pagesa e wifi në hotel-Asetet e eventit-Salla e Konferencës-Aksesi në vendet që do të vizitohen-Transporti në Patra dhe në Janinë-Vizita në Patra dhe Janinë-Vizita në qytetin e Zakinthos (Në mbrëmje)-Mbrëmjet festive në hotel-Taksa e transportit me anije nga Kyllini në Zakinthos-Shpenzimet e shfrytëzimit të mjediseve të veçanta të hotelit. Nuk perfshihen:-Taksat lokale dhe siguracionet shëndetësore Kostoja është 330 euro për profesionistë (All inclusive) Numri i personave që do të përzgjidhen është i limituar përkatësisht 150 studentë dhe 50 profesionistë ndaj përzgjedhja e aplikantëve do të kalojë në 2 faza. ► Për regjistrime APLIKONI:https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdC2PXHalzWQFMfl6CppSCdjm5hMUGLelEdYrOmzZtPZtXnlw/viewform?usp=sf_link Afati i fundit i regjistrimit për fazën e parë: 12 Maj 2024Për info kontaktoni në 0692932910.Ju mirëpresim! https://www.facebook.com/events/2447690555438865/ Spread the love for Zante